Ky është unversiteti që u shfrytëzua nga partitë për ndarje postesh
Nëse Albin Kurti po e flet të vërteten, atëherë prej të premtës, universitetet, që do të duhej të ishin të pavarura nga politika, janë bërë edhe ambient për negociata politike, ndarje e ministrive e posteve të larta shtetrore.
Në media dy ditë u raportua se krerët e LDK-së dhe VV-së janë takuar në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë. Tek sot u tha se aty nuk ka pasur takim. Foli mandatari për qeveri, Albin Kurti.
Ai përmendi një universitet.
“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prap me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.
Është ndoshta rasti i parë në rajon, për të mos thënë në botë, që një hapësirë edukativo-arsimore shfrytëzohet për negociata partiake për ndarje të posteve në qeveri. Dhe për më tepër, kur të dy këto parti kanë zyre të mjaftueshme, kanë shfrytëzuar deri tash Kuvendin e Kosovës, dhe pse jo hotele apo restuarante.
Në Universitetin Amerikan, që tash quhet, The Rochester Institute of Technology, është profesor nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, transmeton Reporteri.
Një nga premtimet kryesore të këtyre dy partive kishte qenë edhe reforma të thella në arsim, e sidomos politizimi i tij, veçanërisht atyre institucioneve arsimore publike.