Gjakovari i dehur sulmon familjarët dhe zyrtarët policorë
Të dielën një person nën ndikimin e alkoholit pasi kishte demoluar shtëpinë e tij, ku kishte rrezikuar edhe mirëqenien e familjarëve të tij.
I njëjti në vendin e ngjarjes ka tentuar të sulmojë edhe zyrtarët policorë. Personi më urdhër të prokurorit shtë dërguar në mbajtje.
“Rahovec 26.01.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka rrezikuar familjarët e tij dhe ka demoluar gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari në vendin e ngjarjes ka tentuar të sulmojë edhe zyrtarët policorë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.