Neymar ia dedikon golin Kobe Bryantit
Neymar Jr ia ka dedikuar golin e dytë kundër Lille Kobe Bryantit.
Pas golit në Ligue 1, braziliani u drejtua nga kamerat dhe bëri numrin 24.
Një aksident fatal me helikopterin e tij privat, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.
Ky i fundit ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 5 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.
Bryant vdiq në atë aksident bashkë me vajzën, Giannan dhe tre persona tjerë.