Bën për spital nënën e tij i mituri nga Mitrovica
Policia në Mitrovicë ka arrestuar një djalë të mitur i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicë, ku i mituri është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS’së dhe avokatit është liruar në procedurë të rregullt.
Policia në raporton 24 orësh bën të ditur se rasti është duke u hetuar.