Kurti e Mustafa pritet të takohen sot, a do të finalizohet marrëveshja
Vizita në Kosovë e të dërguarit Special të presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e ka pasur ndikim shumë të madh edhe në arritjen e koalicionit mes dy partive dhe formimin e qeverisë së re.
Takimi i Grenellit me liderin e VV’së, Albin Kurtin dhe atë të LDK’së, Isa Mustafën, duket se ka dhënë rezultate pozitive, që dy palë të lëshojnë rrugë njëra tjetrës dhe koalicioni për formimin e qeverisë së re të arrihet sa më parë.
Vet takimi i fshehtë mbrëmë larg medieve pak kilometra nga Prishtina, tek vila luksoze në Prapashticë e Isa Mustafës me Albin Kurtin, tregon se dy palët tani kanë ndryshuar qasjen për koalicion, shkruan gazeta metro.
Mësohet se Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen sot nga ora 18:00, ku edhe pritet të dalin me një qëndrim për arritjen e marrëveshjes.
Po ashtu mësohet se dy palët janë afër marrëveshjes së koalicionit pas bisedave me ambasadorin Grenell gjatë të enjtes në Prishtinë.Kujtojmë se oferta e fundit e LDK’së ndaj VV’së ishte që t’i takon pozita e Kryeparlamentarit deri më 2021, pozita e Presidentit dhe 5 ministri.
E kjo ofertë natyrisht se nuk u pranuar Vetëvendosja, pasi duhet që të shkarkohet Glauk Konjufca nga pozita e Kryeparlamentarit./FaktePlus