Molliqaj: Për hir të kulaçit të pushtetit, gjithçka u kthye në stagnim institucional
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, se po zhvillojnë takimef shehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit.
Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka pohuar se LVV-së iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës.
“Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së ‘mirës së popullit’. Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Koalicioni i rançit të Prapashticës
Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së “mirës së popullit”.
Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës.
Këto janë shenjat e para të popullizmit në ardhje. Çka mund të jetë dukur në fillim si kthim i shpresës e qeverisje progresive u kthye brenda 3 muajve në stagnim institucional për hir të kulaçit të pushtetit. Këta hapur kritikuan elitat politike të korruptuara dhe u munduan që t’i delegjitimojnë vetëm që në fund të shndërrohen në po të njëjtit që ishin në pushtet./FaktePlus