Haradinaj: FSK e gatshme të ndihmojë Turqinë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëm Turqinë.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë.
Postimi i tij i plotë:
Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona me të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mija janë me të gjithë qytetarët atje. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë!/FaktePlus