Gazetari shqiptar: Tani që po shoh tërmetin në Turqi po kuptoj që vendi im nuk ka qeveri
Nga tërmeti në Turqi deri më tani raportohet se 20 persona kanë humbur jetën. Kujtojmë këtu se edhe Shqipëria u godit nga një tërmet në datën 26 nëntor 2019, ku humbën jetën 51 persona.
Lidhur me këtë gazetari Agim Xhafka në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se tani që po shikon tërmetin në Turqi ka kuptuar se në Shqipëri nuk ka qeveri.
Më tej në postimin e tij ai shkruan se grumbull debilësh që na drejton ngjason si makina e prishur që kishim te oborri i pallatit kur ishim të vegjël.
Postimi i plotë:
Tani që po shoh tërmetin në Turqi po kuptoj që vendi im nuk ka qeveri. Ai grumbull debilësh që na drejton ngjet si makina e prishur që kishim te oborri i pallatit kur qemë të vegjël. Pa goma,pa motor,por me një timon të ndryshkur që e pérdridhnim majtas e djathtas dhe që zhurmën e motorit e bënim me gojë duke nxjerre gjuhën jashtë. Ah,po,edhe anoheshim herë pas here sikur ishim me shpejtësi nëpër kthesa.Ndaj mos jepni në tvkujdesin,solidaritetin,shpejtësinë e emergjencave turke apo qentë që kèrkojnë nën gërmadha. Se do ia plas me oi,oi dhe nuk di me ç’fjalë do e shaj këtë m*t qeveri që na ka zaptuar ne tani. Oi,oi,oi..’’