Aksident me fatalitet, vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.
Incidenti ndodhi në rrugën Përrenjas- Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i vdekur 45 vjeçari Ardian Vreto. Viktima ishte ish punonjës policie në Librazhd si dhe vëllai i kreut të degës së PD-së në qytet, raporton abcnews.al.
Ndërkohë të lënduarit janë tre, një çift bashkëshortësh si dhe një tjetër grua. Të tre të lënduarit janë transportuar në spital.