Aplikon për vizë Schengen, kosovarit i caktohet termini tek pas 9 muajsh
Fluks i madh i kosovarëve vazhdojnë të presin para ambasadave për të aplikuar për vizë Schengen.
Mirëpo, ata po hasin në vështirësi me procedura të tejzgjatura. Maltretimet ndaj tyre nisin që në kohën kur ata duhet të caktojnë thjesht një termin për të aplikuar për vizë Schengen.
Kësisoji një qytetari që para një jave ka aplikuar për vizë greke, i është caktuar termi tek pas 9 muajsh, përkatësisht në tetor të vitit 2020.
Kujtojmë se nga shkurti i këtij viti do të ndryshojnë rregullat për aplikim për vizë Shchengen.
Të gjithë aplikuesit e vizave Schengen nga muaji shkurt, sipas rregullores së re për këtë lloj të vizave, do të paguajnë një tarifë prej 33.3 për qind më shumë, shkruan Reporteri.net.
Rregullorja që ishte miratuar nga Këshilli i Bashkimi Evropian në muajin qershor 2019, parashikon zgjatjen e periudhës së aplikimit nga tre muaj në gjashtë muaj.