E tmerrshme- Në tregun kinez ku lindi virusi vdekjeprurës hahej edhe supë nga kafshë
Kina dhe mbarë bota janë përfshirë nga frika e përhapjes së virusit vdekjeprurës.
Pamjet e një gruaje kineze duke ngrënë një lakuriq të tërë në një restorant, janë bërë virale pasi vendi është shkatërruar nga një virus i ri vdekjeprurës që besohet të ketë ardhur nga gjitarët fluturues.
Imazhet tregojnë se si përgatiten ushqimet në Kinë, dhe kjo është quajtur supë lakuriqi.
Lloji i ri i koronavirusit, i cili u shfaq në qytetin qendror kinez Wuhan muajin e kaluar, ka vrarë së paku 17 njerëz dhe janë infektuar më shumë se 590 të tjerë.
Shkencëtarët nuk kanë arritur të zbulojnë qartazi sesi u arrit të bëhej kalimi i virusit nga kafshët te njerëzit.
Por hetimet e para tregojnë se epiqendra e problemit, ka qenë tregu i kafshëve dhe ushqimeve të detit në Wuhan.