GSJP për KPM-në evitoni situatën e cila censuron gazetarët
Grupi për Studime Juridike dhe Politike, nëpërmjet Iniciativës “Drejtësia sot”, ka shfaqur shqetësimin në lidhje me procesin e inicuar nga Këshilli i Pavarur i Mediave (KPM) për ndryshimin e Kodit të Etikës lidhur me nenet që rregullojnë mënyrën e raportimit të mediave dhe gazetarëve nga shqyrtimet gjyqësore në gjykata.
“’Drejtësia Sot’, kundërshton iniciativën e marrë nga ky institucion me anë të të cilit është propozuar të ndryshohet neni 7 i këtij Kodi dhe është propozuar që mediave të u ndalohet të japin emrat, përshkrimin, pamjet, ngjashmëritë ose informatat specifike të të akuzuarve, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente, përveç nëse për shkaqe të sigurisë publike, një gjë e tillë kërkohet nga organet e rendit në rastet e ndjekjes së personave të rrezikshëm për sigurinë e përgjithshme”, thuhet në reagimin e DS-së.
Sipas kësaj organizate, tendenca për ndalimin e raportimit të mediave dhe informimin e drejtë dhe të menjëhershëm të publikut direkt nga gjykatat, lidhur me rastet për të cilat nuk ekziston asnjë arsye ligjore për t’i mbyllur ato, janë në kundërshtim me të gjitha standardet e llogaridhënies dhe transparencës.
DS ka bërë të ditur se përkrah çdo iniciative e cila do të mundësonte informimin dhe edukimin e mediave dhe gazetarëve si dhe ngritjen e mëtutjeshme të kapaciteteve të tyre në përputhje me standarde evropiane të raportimit gazetaresk.
“’Drejtësia Sot’, i bën thirrje KPM të ri-shqyrtoj dhe njëherë draftin e Kodit të Etikës dhe të evitoj çfarëdolloj situate e cila do të cenzuronte punën e gazetarëve, do të pengonte informimin e drejtë dhe direkt të qytetarëve dhe do të ndikonte në uljen e llogaridhënies dhe transparencës në gjyqësor”, thuhet në një reagim të .