Përpos takimit me partitë politike, ambasada amerikane zbulon agjendën e Grenellit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka uruar mirëseardhje bashkëkombësit të tyre, Richard Grenell të deleguarit të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi.
Nga kjo ambasadë kanë bërë të ditur se Grenell do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve në vend.
“I urojmë mirëseardhje Ambasadorit Grenell, i Dërguari Special Presidencial, i cili sot do të takohet me udhëheqësit politikë dhe anëtarët e komunitetit të biznesit”, shkruan në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, ku kanë postuar edhe disa fotografi gjatë vizitës së Grenell.
Grenell ka arritur mbrëmë në Kosovë. Ai është takuar me të parin e shtetit, Hashim Thaçin, derisa sot me krerët e LV-së dhe LDK-së.
Porosia e tij ka qenë që të hiqet taksa, ndërsa, ka shtuar se nuk do të përfshihet në çështjet politike.