Albin Kurti me mëngjes në Gjykatë
I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është parë në mëngjesin e sotëm në njërën nga Gjykatat tek Pallati i Drejtësisë.
I shoqëruar nga dy persona, Kurti është parë në oborrin e Pallatit të Drejtësisë
E të pyetur zyrtarë të Vetëvendosjes për këtë çshtje, ata kanë thënë se nuk janë në dijeni se për çfarë arsye mund të ketë qenë Kurti atje në orët e para të mëngjesit.
Kujtojmë se një orë më pas, nga ora 10:30, Albin Kurti do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Donald Trump, Richard Grenell.