Njeriu i Trumpit sot takohet me liderët e subjekteve politike në Kosovë
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet paqësore Kosovë – Serbi, prej dje po qëndron në Kosovë, me ç’rast gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me liderët e subjekteve politike.
Grenell po viziton Kosovën disa ditë pasi ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve Kosovës dhe Serbisë me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.
Ai mbrëmë është takuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi, kurse sot pritettë takohet edhe me liderët e subjekteve politike.
Ambasadori Richard Grenell do të takohet me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin nga ora 10:30, kurse më vonë pritet nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nga ora 11:30.
Vizita e tij realizohet në kohën e ngërçit institucional që e ka përfshirë Kosovën, pasi që nga përfundimi zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 6 tetor 2019, ku LVV doli fituese, nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë.