Takimi i Thaçit me Gernell, “blindon” këtë pjesë e kryeqytetit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell.
Edhe pak minuta kanë mbetur për të nisur darka që mund të definojë shumëçka lidhur me krijimin e institucioneve.
Fotot janë tek restauranti ku do të mbahet ky takim.
Aty shihen qindra policë të Kosovës dhe sigurimi i diplomatit amerikan Grenell.
Ajo pjesë e Prishtinës është e blinduar.
Ndryshe, Grenell pritet që nesër të takojë edhe liderët e partive politike në vend.