Burdushi lirohet nga burgu
Mjeku popullor, Hysri Peqani i njohur si Burdushi është liruar nga burgu, ka njoftuar avokati i tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, prej nga edhe ka shpërndarë një foto me Burdushin, avokati Asdren Hoxha ka njoftuar për lirimin e tij.
Theksojmë se, një vendim i Gjykatës së Prizrenit me 8 nëntor të 2019-ës e kishte gjetur fajtor për mashtrim “Burdushin”.
Ai u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5 mijë euro, të njëjtit gjithashtu me vendimin e asaj kohe të Gjykatës i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e ‘Burdushit’ pasi që Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor në nëntor të vitit 2018 dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1,500 euro.