Grenell e nisë vizitën e tij në Prishtinë në një darkë me Thaçin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se takimi mes Gernell dhe Presidentit Thaçi do të mbahet në restorantin “Renaissance”, në kryeqytet.
“Sonte në orën 19:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Vendi: Restoranti “Renaissance”, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Grenell ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër, ndërkohë të premten udhëton drejt Beogradit.