Çka po paralajmëron LDK me këtë foto?
Në një fotografi që është postuar në Facebook nga Ardi Kika ish- Shef i protokollit në zyren e ish –Kryeministrit Isa Mustafa, shihen Besian Mustafa zëdhënës në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa kryetari i kësaj partie.
Në përshkrimin e kësaj foto të postuar nga Ardi Kika shkruan “Video Unavaliable”, duket sikur këta të fundit kanë ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pasi ky i fundit njoftimet rreth një marrëveshje me LDK-në për krijimin e qeverisë i ka bërë me anë të videove.