Gjendet i vrarë bashkëpunëtori i Qassem Soleimanit
Abdolhosein Modjadami, bashkëpunëtori i Qassem Soleimanit, është vrarë sot nga sulmues të maskuar në Iranin jugperëndimor.
Dailypress shkruan se ai ishte qëlluar jashtë shtëpisë së tij në provincën Kuzestan.
Komandanti i vrarë ishte paramilitar i Gardës Revolucionare, i ngarkuar për sigurinë e brendshme dhe detyra të tjera.
Hetimi për rastin është në vazhdim dhe motivi i sulmit nuk është i qartë për momentin.