Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e djeshme në Fushë Kosovë e cila po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që kishte kapluar –përfshirë një pjesë të dhomës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FaktePlus