Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy dotëve të ardhshme do të mbajë pothuajse mot i ngjashëm.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimi./FaktePlus