Mustafa: Marrëveshja me VV-në duhet të arrihet deri në fund të javës
Kryetari i Lidhjes Denokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se partia e tij është e hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes, raporotn FaktePlus.
“Vetëvendosja duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe me besim të hapur marrëveshjen që të ulemi dhe të bisedojmë, por ajo ulje dhe ajo bisedë e jona të ketë marrëveshje më së voni deri në fund të javës”, ka thënë Mustafa.
Ai, ka thënë se janë të përkushtuar që të punojnë për marërveshje.
Mustafa, ka deklaruar se marrërveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar.
“Ne do ta respektojmë dhe mendojmë që marërveshja duhet të qet në pah një qeveri të balancuar në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin me votën e tyre neve më 28 deputetë dhe VV-së më 29”, ka deklruar Mustafa.