63 vjeçari gjendet i vdekur në kuzhinën e bazës së KFOR-it në Pejë
21/01/2020, 16:12
Një punonjës 63 vjeçar është gjetur i vdekur në kuzhinën e bazës italiane të KFOR-it në Pejë, e njohur si fshati italian.
Sipas autoriteteve të sigurisë, dyshohet se vdekja e punonjësit të kuzhinës ka qenë natyrale.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës.