Gjendet pa shenja jete një person në Fushë-Kosovë
Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 09:00 në shtëpinë e tij në fshatin Henc të Komunës së Fushë-Kosovës.
Viktima në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, afro 80 vjeç.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ajo.
Me rastin po merren njësitet kompetente policore./FaktePlus