Veseli: Ish-presidenti Rugova ishte protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar në përvjetorin e 14-të, të vdekjes, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se presidenti Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës, përcjell FaktePlus.
Postimi i tij i plotë:
Emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës. Vlera këto që na duhen edhe sot. Presidenti Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtesinë për çdo qytetar./FaktePlus