Vjedhin hekurishtet nga objekti i Gjykatës, arrestohen të dyshuarit
Tre persona janë arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në Vushtrri për një vjedhje.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar pasi që janë hasur duke kryer vjedhje të hekurishteve të vjetra nga objekti i vjetër i Gjykatës në Vushtrri.
Sipas policisë, të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.