Kështu e kujton Mustafa Rugovën në 14-vjetorin e vdekjes
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin 14-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Me këtë rast kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shprehu fjalët më të mira për ish- presidentin Rugova, duke thënë se ai ishte artikuluesi më i mirë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
I pari i LDK-së, para anëtarësisë dhe qytetarëve që kishin ardhur për të nderuar ish-presidentin Rugova, nuk u deklarua rreth formimit të koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, por përmendi gjithë angazhimin e ish-presidentit Rugova për LDK-në dhe Kosovën.
Ndryshe, gjatë ditës, Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, si dhe kanë vizituar familjen Rugova