Flet Albin Kurti, tregon pse mori mandatin për kryeministër pa marrëveshje me LDK-në
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurrti vetëm pak minuta pasi partia e tij bëri edhe zyrtarisht propozimin për madatar për formimin e Qeverisë së Kosovës, është paraqitur në një video ku jep detaje pse është marrë ky hap.
Me rastin e dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kurti si edhe herë të tjera ka sqaruar pse morën këtë hap pa një marrëveshje me LDK-në.
Ai theksoi se nuk kanë ndërmend të kthehen në vitin 2019 dhe se LDK-ja duhet të shqyrtojë ofertat e Vetëvendosjes, në mënyrë që të krijohet sa më parë Qeveria dhe të vihet në vend vullneti qytetar i shprehur me 6 tetor 2019.
Kurti tha se ofertat e drejtuesve të LDK-së “merre ose lere”, janë për të mos u formuar Qeeveria.
Si do qoftë, lideri i Vetëvendosjes tha se është i gatshëm që ditëve në vijim të mbajnë takimet si përpjekje për të arritur koalicionin./FaktePlus
“Propozimin e LVV-së për kryeministër si subjekt fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dashur të dërgojmë tek presidenti pas një marrëveshje me LDK-në.
Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje edhe te Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake dhe tani dy javë pas atij takimi katër minutësh ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re.
Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë tek presidenti.
Sekretarja jonë organizative Vlora Haxhimehmedi, do ta bëjë këtë.
Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së, por jemi treguar shumë të gatshëm për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternativave që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.
E theksoj përsëri: Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019, ata se kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në këshillin e tyre të përgjithshëm.
Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes pra, qasja “merre ose lëre”, do të thotë lëre.
Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjith jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë.
Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi marrë mandatin që të bëjmë qevërinë që ju dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë.
As më shumë e as më pak.
E kemi filluar duke e çliruar nga kapja udhëheqjen e Kuvendit nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri, Glauk Konjufca.
Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takoj ehde përfaqësuesit e pakicave”, kështu u shpreh Albin Kurti në videon e publikuar pak minuta më parë.
Për më shumë shihni videon, ku Kurti sqarohet lidhur me gjithë këto çështje: