Rëzohet në vendin e punës një punëtor i KEDS-it
Një punëtor i KEDS-it është lënduar pasi u rrëzua aksidentalisht në vendin e punës.
Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45 në Malishevë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital.Policia ka njoftuar se rasti i cilësuar si asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës është nën hetime.