Një i lënduar nga zjarri i cili kaploi lokalin në Prizren
Një lokal është përfshirë nga zjarri gjatë të dieles së 19 Janarit në Prizren.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 16:44 në Prizren është raportuar për një incident zjarri.
Sipas njoftimit, ka qenë pronarja e një lokali e cila ka njoftuar policinë se lokali i saj në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e këtij zjarri, gjatë tentimit për shuarje të zjarrit, një punëtor i lokalit nga tymi i zjarrit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Fatmirësisht zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin mirëpo, ende nuk dihet dëmet që janë shkaktuar nga djegia e lokalit.