Isa Mustafës i bëhet presion nga anëtarët e partisë së tij
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Suharekë, i ka bërë thirrje kreut të saj Isa Mustafa që të lidh koalicion me VV-në, siç thotë për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve.
Kryesia e Degës së LDK-së në Suharekë përmes një komunikate vlerëson që dy subjektet fituese të zgjedhjeve LVV dhe LDK duhet t’i shikojnë interesat e qytetarëve para atyre partiake dhe të jetësojnë vullnetin e mbi 400 000 votuesve për ndërtimin e koalicionit të shpresës dhe vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Reporteri.net.
“Kryesia e Degës vlerëson që koalicioni LVV-LDK është kërkesë qytetare dhe si e tillë duhet domosdoshmërisht të jetësohet. Çdo vonesë apo dështim i këtij koalicioni është i dëmshëm për vendin dhe kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur me votën e tyre në zgjedhjet e 6 tetorit dhe njëherit kërkon nga lidershipi i këtyre dy subjekteve që sa më parë të arrihet koalicioni i shumkërkuar nga qytetarët”, thuhet në kumtesë.
Të respektohet vullneti i qytetarëve i shprehur më 6 tetor.Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Suharekë,…
Julkaissut LDK Suharekë Sunnuntaina 19. tammikuuta 2020