Përfshihet nga flakët një restorant në Prishtinë
Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura dikush ia ka vënë zjarrin restorantit të tij në Prishtinë, i cili nuk ka qenë në funksion për disa vite, duke shkaktuar dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët i kanë marrë të gjitha masat e duhura.
“Është raportuar për një zjarr në rrugën e lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët i kanë marrë të gjitha masat e duhura. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka deklaruar se lokali i tij (restorant) i cili nuk ka qenë në funksion për disa vite dhe në rrethana të panjohura dikush ia ka vënë zjarrin duke i shkaktuar dëme materiale”, bëhet e ditur në raportin e policisë.