Sulmohet nga i dehuri një polic në Istog
Një person në Istog, ka sulmuar zyrtarin policor, përderisa ishte nëndikimin e alkoolit.
Të njëjtit i është gjetur edhe një armë me 9 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë (9) fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.