Dusseldorf – Werder Bremen, Rashica nga minuta e parë
Werder Bremen do ta nis rrugëtimin e mbetjes në elit përballë Dusseldorf, në kuadër të javës së 18-të.
Takimi pritet të jetë deçiziv, pasi të dyja skuadrat gjenden në pjesën e poshtme të tabelës.
Në këtë takim padyshim nuk mund të mungojë lojtari më në formë i mysafirëve, Milot Rashica i cili luan nga minuta e parë.
Ylli kosovar ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asiste në pjesën e parë të sezonit.
Formën e mirë ylli vushtrrias pritet ta vazhdojë edhe në takimin e sotëm që fillon nga ora 15:30.