Kjo është gjendja momentale e ajrit në Kosovë
Ajri në Prishtinë është ndotur sërish në përmasa të rrezikshme. Nga matjet e fundit që janë bërë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 153 të ndotjes.
Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, e cila është regjistruar sot në orën 06:00, ajri në këtë shkallë paraqet ajër të pashëndetshëm.
Ndryshe, ditë më parë Agjencia Evropiane e Mjedisit ka njoftuar se Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Evropë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0.2% të popullsisë.
Raporti paraqet të dhënat më të fundit zyrtare të cilësisë së ajrit të raportuara nga më shumë se 2 500 stacione monitorimi dhe i referohet vitit 2015.
Në Serbi, ky tregues është 0.18% nga numri i popullsisë, rreth 13 mijë vdekje, dhe në Maqedoni 0.14% të popullsisë ose 3,000 vdekje, duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Evropë./FaktePlus