Haradinaj e nderon me medaljen “Skënderbeu” William Walkerin
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Skënderbeu”, ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë William Walker.
Ai në një postim në Facebook, thotë se Kosova është me fat që e ka pasur gjithnjë përkrahjen e Walkerit.
“Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë. Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare”, shkruan Haradinaj.
“E nderova me medaljen Skenderbeu, në ditën e kalimit në amshim të kryeheroit Gjergj Kastrioti”, thotë tutje Haradinaj.
Tutje, shkruan Haradinaj,se “Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan”.
“Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës!”, përfundon Haradinaj./FaktePlus