Peticioni online për mos-formimin e qeverisë, reagon Vetëvendosja
Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar në rrjetet sociale një peticion që ishte kundër formimit të qeverisë.
Siç raportohej në media, thuhej se ky peticion ishte nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se këto janë pallavra dhe se Vetwvendosja nuk ka nisur asnjë peticion online.
” O zoteri Mirena po leri more keto pallavra se Levizja s’ka nisur asnje peticion online e as ndermend se ka. S’jemi specie dixhitale ne, kur duam bejme organizim dhe dalim tek qytetaret dhe organizojme peticion sic duhet. Leri keto genjeshtra online! Behu i sinqert!”, ka thënë Manxhuka në postimin e tij në Facebook.
Në këtë peticion online deri më tani janë mbledhur mbi 400 nënshkrime./FaktePlus