Reagon Rexhep Selimi: S’është e vërtetë që kam kërkuar siguri nga ndërkombëtarët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka hedhur poshtë raportimet se ka kërkuar siguri nga ndërkombëtarët, pas intervistimit nga Gjykata Speciale.
“Është krejtësisht e pavërtetë, nuk e kam kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë shkurt ai.
Ndryshe, Selimi në dhjetor të vitit të kaluar kishte udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën Speciale. Ai ishte intervistuar nga prokuroria në cilësinë e të dyshuarit.