Homologu turk e uron Konjufcën për zgjedhjen në postin e kryeparlamentarit
Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, uron kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Şentop, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
Letra e plotë:
I nderuari kryetar,
Homologu im i çmuar,
Në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, thellësisht ju uroj për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Unë besoj plotësisht se bashkëpunimi midis parlamenteve tona do të zhvillohet me kontributet e vlefshme të Shkëlqesisë Suaj në periudhën e ardhshme, me qëllim të rritjes së marrëdhënieve tona bilaterale dhe forcimit të dialogut midis popujve tanë.
Me këtë rast, shpreh urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë tuaj, ndërsa popullit të Kosovës i uroj paqe dhe prosperitet./FaktePlus