Dalin detaje të reja për vdekjen e kosovarit në Itali
Erion Morina, 20 vjeçar nga Kosova u gjet i vdekur sot në Itali.
Morina, që me prejardhje është nga fshati i Drenoc i Malishevës, dyshohet se u vra.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Morina pas një mosmarrëveshje me disa persona, u sulmua me grushte e më pas me armë të ftohtë.
Gjithnjë sipas asaj që raportohet, trupi i Morinës pas ekzekutimit u hodh në lum nga personi që kreu krimin.
Më pas, deri tek gjetja e trupit erdhi pasi që afër kanalit të lumit u panë shenja gjaku, transmeton lajmi.net.
Mediat në Itali raportojnse karabinierët janë duke e hetuar rastin, dhe se aktualisht janë duke ndërmarrë disa operacione./FaktePlus