Policia kërkon këtë person, dyshohet për dhunim, sulm seksual dhe kanosje
Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se është në kërkim të një të dyshuari, Destan Qorri, i cili dyshohet për vepra penale, dhunim, sulm seksual dhe kanosje.
Policia ka bërë të ditur se pre e këtyre veprave janë tri femra të mitura, ndërsa rastet kanë ndopdhur në rajonin e Drenasit, përcjell FaktePlus.
Policia është në kërkim të tij, me autorizim të Prokurorisë së shtetit./FaktePlus