Partitë e Luginës së Preshevës bashkohen në një listë në zgjedhjet parlamentare në Serbi
Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Shqipëri Gent Cakaj, përcjell FaktePlus.
Cakaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi.
Postimi i tij i plotë:
Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen 🤩🤝🇦🇱🤩🤝🇦🇱🤩🤝🇦🇱…
Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi.
Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti ❤🤝🇦🇱…/FaktePlus