Një shqiptar humb jetën në aksident trafiku në Itali
Një aksident tragjik ka ndodhur ë një autostradë në “Via Emilia” të Riminit, ku një makinë ka përplasur një 63-vjeçar. Aksidenti ka qenë fatal, duke lënë të vdekur në vend burrin.
Nuk është e qartë nëse burri po shëtiste anash autostradës apo po kalonte përmes saj, shkruajnë mediat italiane.
Një makinë tip Mercedez e goditi atë e për pasojë, burri ka ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulancat.
Mediat italiane raportojnë se viktima është një 63-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije.