Hajnat ia thyejnë shtëpinë, Pal Lekaj tregon se çka ndodhi
Disa persona të panjohur mbrëm kanë tentuar t’ia thyejnë shtëpinë ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin.
Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e ministrit Lekaj, në “Lagjen zvicerane” që është akomoduar kohët e fundit.
Këtë e ka konfirmuar vetë minstri Lekaj në një prononcim për insajderin.
“Po, është e vertetë. Ka qenë vetëm tentim për ta thyjer shtëpinë. I kemi lajmëruar autoritetet përkatëse. Falë zotit kemi shpëtuar mirë”, i ka thënë Lekaj./FaktePlus