Mustafa: Letrën e dërguar nga VV nuk e konsideroj zyrtare
I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk e konsideron zyrtare letrën e dërguar nga Vetëvendosje, si përgjigje për ofertën e fundit.
Ai tha se është në kontakt me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe se sipas tij kjo letër e dërguar nuk është zyrtare.
“Shohim, nuk është letër zyrtare dhe përgjigje zyrtare është një letër në cilësinë e të cilave nuk shumë zyrtare por ajo që mund të them është se jemi të interesuar të përmbyllim këtë proces, jemi të interësuar për të bërë marrëveshje për të themeluar institucionet dhe mos të vazhdohet akoma kjo agoni e institucioneve”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se për këtë do të mundohen të punojmë maksimalisht duke kërkua që edhe Vetëvendosje si partner i mundshëm të jap kontributin e saj./FaktePlus