Kush janë dy të ftuarit e radhës nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së.
Bëhet fjalë për Abedin Dakën nga fshati Cerovik i Komunës së Klinës dhe Sherif Tahirin nga fshati Tërdevc i Komunës së Drenasit.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i OVL-së, së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës. Ndihem krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Gucati në profilin e tij në Faceboook.
Gjatë ditës nga Gjykata Speciale është ftuar edhe ish-ushtari, Ramiz Kukaj./FaktePlus