Mustafa thumbon Kurtin, Kosova ka nevojë për Qeveri jo për “Filma të Bollivudit”
Dy video të Albin Kurtit, permes të cilave fajsonte Lidhjen Demokratike që s’ka marrëveshje dhe një tjetër që propozon ministra, nuk i paten pelqyër aspak zyrtarët e partisë së Isa Mustafës.
Atëherë i paten quajtur qasje joserioze, por tani dikush nga LDK-ja ka një tjetër përshkrim për këto video, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i kësaj partie, deputeti Besian Mustafa i quan videot e Kurtit “video të Bollivudit”.
Në një postim të tij, ai përvec që e thotë këtë, thotë se VV-ja duhet ta pranojë ofertën e fundit të LDK-së.
“Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së ftohet ta pranojë këtë propozim të balancuar. Kosova ka nevojë për Qeveri që punon, jo për video e filma Bollivudi. Pranojeni propozimin. Mos zvarritni. Let’s go!” Ka shkruar ai.
Ndryshe, “Bollywood” është industria indiane e filmit dhe është mjaft e shikuar, por për nga vlerat artistike lë për të dëshiruar.