Kryeziu nga KDI: oferta e LDK’së është korrekte, çfarë duhet të bëjë VV
Drejtori i Instituti Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu pas ofertës së fundit që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe LVV-ja duhet që sa më shpejt të hapin rrugën për formimin e Qeverisë.
Ai e ka cilësuar si të vonshme ofertën e LDK-së, kurse e cilësoi si mjaft korrekt balancimin e pushtetit.
“Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim, dhe sa me shpejtë t`i hapin rrugë formimit të qeverisë. Zgjedhja, dorëheqja, rizgjedhja deri në zgjedhjen e presidentit, e më pas edhe një herë dorëheqja e rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk do të ishte humbje për Glaukun e as për pasuesin e tij. Por, do ishte dëmtim i vlerave, parimeve dhe besimit për institucionin e Kuvendit edhe Koalicionin qeverisë. Përndryshe edhe pse ofertë e vonshme nga LDK-ja, balancimi i pushtetit duket të jetë mjaft korrekt”, tha Kryeziu.
Kryeziu shkruan se imazhin të cilin e dëmtuan gjatë negociatave do të mund ta përmirësojnë me përkushtim dhe qeverisje të mirë gjatë ditëve në vazhdim.
“Mundësitë për renovimin e imazhit të dëmtuar gjatë këtyre negociatave mund të bëhen me përkushtim dhe qeverisje të mirë në ditët në vazhdim”, shkruan Kryeziu.
Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim, dhe sa me shpejtë t`i hapin rrugë formimit të…
Julkaissut Ismet Kryeziu Keskiviikkona 15. tammikuuta 2020