Moti gjatë 5 ditëve të ardhshme në Kosovë
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fundjavë, nga dita e diel, mbi Itali do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që mbi rajonin tonë sjellin mot më të ftohtë, me vranësira, e të dielën vonë nga mbrëmja aty-këtu priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore”.
Kushtet meteorologjike jo të mira për nga qarkullim ajror, ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të mbajnë vlerat e cilësisë së ajrit në vlera të pashëndetshme, mirëpo kohë pas kohe do të zbresin edhe në vlera mesatare, thekson PW.
Parashikimi për periudhën 16-20 janar:
16.01-18.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
19.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira. Vonë në mbrëmje aty-këtu mundësi për reshje të dobëta bore
20.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -4C deri -2C, ndërsa maksimalet nga 5C deri në 7C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 1C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.
Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.